Cakaj takohet me Sekretaren e Shtetit në Kryeministrinë e Suedisë NULL NULL 10.07.2020 19:29 10.07.2020 19:29 "Biseduam hollësisht për angazhimet e përbashkëta në kuadër të OSBE-së, në rrafshin politik, ekonomik dhe njerëzor". Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, gjatë vizitës zyrtare në Stokholm, ka takuar Sekretaren e Shtetit në Kryeministrinë e Suedisë, Karin Ëallensteen. Cakaj ka bërë të ditur se ka biseduar hollësisht për angazhimet e përbashkëta në kuadër të OSBE-së, në rrafshin politik, ekonomik dhe njerëzor, njofton Klan Kosova. “Duke pasur parasysh se Suedia do të marrë Kryesinë e OSBE-së menjëherë pas Shqipërisë, këmbyem informacionin e nevojshëm dhe bashkërenduam veprimet në shërbim të një bartje sa më të suksesshme të Kryesisë për vitin e ardhshëm. Suedia, po ashtu, mbështet edhe synimin e Shqipërisë për ulësen e anëtarit jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit 2022-2023”. “Patjetër, patjetër: biseduam edhe për rrugën evropiane të Shqipërisë, rëndësinë e vazhdimit të reformave dhe mbështetjen politike të Suedisë deri në anëtarësimin e plotë të vendit në Bashkimin Evropian”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Konjufca kundër LVV-së: S'duhet të bllokohet krijimi i komisioneve hetimore të opozitës 9 minuta më parë
Ekonomi Bislimi takohet me Xiaoqing Yu të Bankës Botërore, përmendet avancimi i Kosovës drejt integrimit në SEPA 10 minuta më parë