Cakaj: Presim që vendet e BE-së të vendosin pozitivisht për çeljen e negociatave NULL NULL 17.09.2019 22:24 17.09.2019 22:24 Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj ka deklaruar se vizita e Presidentit Donald Tusk, mbartë një domethënie të veçantë para vendimit të tetorit për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. Cakaj ka bërë nënvizimin e dy çështjeve me rëndësi nga ky takim. Vizita e Presidentit të Këshillit Evropian sot në Tiranë, Donald Tusk, mbart një domethënie të veçantë para vendimit të tetorit për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE. Nënvizimi i dy çështjeve me rëndësi: Së pari, Presidenti i Këshillit sot ka bërë edhe njëherë të qartë se Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme për të filluar procesin e bisedimeve për anëtarësim. Së dyti, Presidenti i Këshillit nga Tirana sot i ka dërguar një mesazh të qartë të gjitha vendeve anëtare për nevojën për të lëvizur përpara në procesin e zgjerimit të BE-së duke i dhënë dritën jeshile Shqipërisë për çeljen e negociatave për anëtarësim. Ne presim që vendet anëtare të BE-së të vendosin bazuar në rekomandimet pozitive të Komisionit Evropian për çeljen e negociatave në tetor. Ky vendim është thelbësor për të shpërblyer të arriturat e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian dhe për të zhvilluar tutje besueshmërinë në politikat e zgjerimit të BE-së në përgjithësi – theksoi Cakaj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Tahiri i bën thirrje deputetëve ta votojnë Komisionin Hetimor për kontratat njëburimore 2 minuta më parë
Kosova Parandalohet gara ilegale e shpejtësisë në autostradën "Dr. Ibrahim Rugova" (FOTO) 5 minuta më parë
Kosova AMMK: Kosova në gjendje të rënduar të cilësisë së ajrit për shkak të pluhurit të Saharës 8 minuta më parë