21:47, 19 Shkurt 2020

Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka folur për akuzat që ish-kryeministri Ramush Haradinaj i ka bërë në drejtim të tij se kinse ka lobuar për shkëmbime territoresh.

Cakaj në RTV Dukagjini ka thënë se ai asnjëherë nuk ka lobuar ide të tilla, njofton Klan Kosova.

“Unë nuk e kam mbështetur politikisht e as publikisht atë ide [shkëmbimin e territoreve]”.

Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë thotë se e shqetëson fakti që politikanët e Kosovës, përgjegjësitë e tyre karshi qytetarëve po i fshehin duke akuzuar Tiranën zyrtare.

“Ata po bëjnë mbulesë të përgjegjësive të tyre qeveritare me akuza ndaj Tiranës zyrtare”.

Cakaj thotë se Shqipëria nuk mund t’i ndryshojë kufijtë e Kosovës pasi nuk është në tavolinat e negociatave.

“Kushtetuta e Kosovës e thotë qartë që ndryshimet e mundshme të kufijve mund të kalojnë vetëm përmes ratifikimit në Kuvend”.

Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, thotë se me Haradinajn nuk ka asnjë çështje të hapur dhe se do të ruaj raportet zyrtare me Kosovën.

“Por natyrisht karshi fakteve kokëforta, nuk mund të qëndrojë i heshtur”./Telegrafi/

Konkurs Pune

Lexo më shumë