20:45, 20 Shkurt 2020

Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj, e ka quajtur fantastike njohjen që Kosova mori nga Xhamaika.

Ai tha se ky veprim rikonfirmon se kauza e drejtë e Kosovës vazhdon të mbesë e fuqishme, njofton Klan Kosova.

“Një lajm fantastik për Kosovën, Shqipërinë e shqiptarët në përgjithësi 😊🇦🇱…Xhamaika tashmë ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës 🇽🇰🇯🇲!”, ka shkruar Cakaj në Facebook.

“Ky veprim shënon jo vetëm një moment të ri në kapitullin e marrëdhënieve mes Kosovës e Xhamaikës por edhe rikonfirmon se kauza e drejtë e shtetit të Kosovës vazhdon të jetë shumë e fuqishme në arenën ndërkombëtare👊!”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë