14:21, 24 Maj 2019

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme në Qeverinë e Shqipërisë, Gent Cakaj, e kujtoi ish-presidentin Ibrahim Rugova, në 27 vjetorin e zgjedhjes si president i parë i Kosovës.

Cakaj tha se Rugova nuk ishte vetëm presidenti i parë i Kosovës ai sipas tij ishte edhe arkitekti kryesor ideologjik i saj.

“Ai ishte mendimtari mjeshtëror i fillim-viteve 90’ që e artikuloi më mirë se kushdo tjetër kërkesën për pavarësi në përputhje me nevojën për demokraci, burrështetasi i pazakonshëm që ndërkombëtarizoi çështjen e Kosovës në përmasa të pamenduara më parë, udhëheqësi frymëzues i mosbindjes civile nën masat e dhunës të skajshme, nismëtari i palëkundur i krijimit të sistemit paralel të Republikës dhe qytetari vetëmohues i lëvizjes paqësore në përgjithësi”.

“Pothuajse askush më nuk do të shkëlqejë më shumë, nuk do të rrezatojë shpresë më tepër dhe nuk do të shpërndajë frymëzim kombëtar më të lartë sasa Dr. Rugova në vitet e tij! Zoti e Bekoftë Kosovën dhe Miqtë e saj”, ka shkruar Cakaj në rrjetin social Instagram.

View this post on Instagram

Më 24 maj 1992, 27 vite më larg nga dita e sotme, Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh për herë të parë në mënyrë demokratike President i Republikës të Kosovës 🙏! Dr. Rugova nuk ishte thjeshtë Presidenti i parë formal i Republikës së Kosovës por edhe arkitekti kryesor ideologjik i saj! Ai ishte mendimtari mjeshtror i fillim-viteve 90’ që e artikuloi më mirë se kushdo tjetër kërkesën për pavarësi në përputhje me nevojën për demokraci, burrështetasi i pazakonshëm që ndërkombëtarizoi çështjen e Kosovës në përmasa të pamenduara më parë, udhëheqësi frymëzues i mosbindjes civile nën masat e dhunës të skajshme, nismëtari i palëkundur i krijimit të sistemit paralel të Republikës dhe qytetari vetëmohues i lëvizjes paqësore në përgjithësi! Pothuajse askush më nuk do të shkëlqejë më shumë, nuk do të rrezatojë shpresë më tepër dhe nuk do të shpërndajë frymëzim kombëtar më të lartë sasa Dr. Rugova në vitet e tij! Zoti e Bekoftë Kosovën dhe Miqtë e saj✌🙏! 🇽🇰🇦🇱

A post shared by Gent Cakaj (@gentcakaj) on

Konkurs Pune

Lexo më shumë