Çaji me majdanoz që pastron veshkat tuaja NULL NULL 20.12.2017 09:00 20.12.2017 09:00 parsley Veshkat kryejnë disa funksione vitale në trup, ku më të rëndësishmet përfshijnë filtrimin e gjakut nga toksinat dhe eliminimin e mbeturinave nëpërmjet urinës. Megjithatë, disa zakone të të ushqyerit mund të çojnë në akumulimin e helmeve në trup, gjë që vë barrë shtesë mbi veshkat. Hidratimi i duhur dhe detoksifikimi i rregullt i veshkave dhe mëlçisë janë thelbësore për ruajtjen e funksionit optimal të këtyre organeve vitale, transmeton Klan Kosova. Dhe, ka një numër të bimëve, të tilla si majdanozi, që mund të parandalojnë sëmundjet e veshkave, formimin e gurëve në veshka dhe akumulimin e helmeve në trupin tuaj. Si mund të ndihmojë majdanozi veshkat tuaja? Majdanozi është i bollshëm në vitamina, si vitaminat K, A, C, si dhe minerale të tjera, ashtu si edhe hekur, prej të cilave varet funksioni i veshkave. Përveç kësaj, majdanozi ka një gamë të efekteve medicinale që përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm: ka efekte anti-bakteriale, ul yndyrën e gjakut, parandalon toksicitetin e mëlçisë, zvogëlon hipertensionin, ul nivelin e sheqerit, rregullon ciklin menstrual dhe shumë të tjera. Sipas mjekësisë holistike, majdanozi është jashtëzakonisht efikas në trajtimin e gurëve të veshkave. Çaji i majdanozit rrit prodhimin dhe rrjedhën e urinës, të cilat mund të nxisin largimin e gurëve në veshka. Për më tepër, kjo recetë gjithashtu parandalon thithjen e kripës në indet e veshkave, gjë që gjithashtu pengon formimin e gurëve të veshkave. E fundit, por jo më pak e rëndësishme, ky çaj lufton ankthin dhe qetëson nervat. Si ta përgatitni këtë çaj? Përbërësit: 1 grusht gjethe majdanozi të freskëta 8 filxhanë ujë të filtruar 2 lugë gjelle mjaltë organik Lëngu i gjysmë limoni të shtrydhur Përgatitja: Pastrojeni majdanozin dhe prejeni në copë më të mëdha. Vendoseni ujin të vlojë, kur të vlojë, vendoseni majdanozin e prerë më herët. Lëreni të zihet për 10 minuta, dhe më pas lëreni të ftohet. Pas ftohjes, shtoni lëngun e limonit dhe mjaltin. Konsumojeni një deri dy filxhanë në ditë. Nëse keni përgatitur më shumë sasi të këtij lëngu, mbajeni në frigorifer dhe konsumojeni gjatë javës, *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.