Çaji i gjelbër dhe gjidhënia: Çka duhet të dini?

Çaji i gjelbër dhe gjidhënia: Çka duhet të dini?

NULL NULL
3 years më parë

Një filxhan çaj të gjelbër mund të jetë një mënyrë e mirë për të filluar ditën. Por, kur jeni duke ushqyer fëmijën me gji, gjithçka që konsumoni mund të transferohet tek fëmija juaj përmes gjirit.

A është çaji i gjelbër i shëndetshëm për fëmijën tuaj?

Po, është e sigurt të pini çaj të gjelbër në sasi të moderuar, pasi nuk do të ketë ndonjë efekt anësor tek foshnja. Megjithëse ka pak prova shkencore që mbështesin këtë pohim.

Megjithatë, ju duhet të zgjidhni çaj të gjelbër që përmban vetëm çaj dhe asnjë përbërës tjetër. Efektet e bimëve të shtuara në çajin e gjelbër janë të panjohura dhe mund të jenë të pafavorshme ndaj një foshnjeje.

Sa çaj është i sigurt kur ushqeni fëmijën me gji?

Vetëm dy filxhanë në ditë, prej rreth 237 ml, janë të sigurt. Çaji i gjelbër është i pasur me disa antioksidantë, por gjithashtu përmban kafeinë. Ekziston rreth 29 mg kafeinë në një filxhan të vetëm (237 ml) ndërkohë që sasia e përditshme e kafeinës (nga të gjitha pijet) gjatë laktacionit nuk duhet të kalojë 300mg në ditë. Ekspertët sugjerojnë të qëndroni nën këtë kufi dhe të kufizoni konsumin e çdo pije me përpmbajtje kafeine. Mbani mend se mund të konsumoni ushqime të tjera me kafeinë si çokollatë, kafe etj. Prandaj, do të duhet të rregulloni pirjen e çajit të gjelbër në mënyrë të tillë që konsumi total i kafeinës nga burime të shumta të mos i kalojë kufijtë e lejuar. Tejkalimi i kufijve mund të dëmtojë fëmijën tuaj.

Çfarë ndodh nëse konsumoni çaj të gjelbër me tepricë?

Pirja e tepërt e çajit të gjelbër bën që tek fëmija juaj të transferohet një sasi e lartë kafeine. Efektet anësore të saj janë:

Ndjeshmëria;
Lëvizja e shpeshtë e zorrëve;
Diarre;
Zgjimi dhe gjumi i parehatshëm ;
Të qara pa pushim.
Më pak se 1% e kafeinës filtrohet në qumështin e gjirit, por disa foshnje janë më të ndjeshëm ndaj kafeinës për shkak të tolerancës më të ulët. Jini vigjilentë për ndonjë shenje të efekteve anësore edhe kur konsumoni çaj jeshil brenda kufijve të sigurt.