Caicedo flet për zemërthyerjen e të mos shkuarit te Arsenali NULL NULL 21.04.2023 12:54 21.04.2023 12:54 Mesfushori ekuadorian Moises Caicedo e ka adresuar mosshkuarjen e tij te Arsenali gjatë afatit kalimtar dimëror. Ylli i Brightonit ishte fare afër kalimit te lideri i Premier Ligës mirëpo në fund mbeti te klubi i tij aktual ku e zgjati kontratën deri më 2027. “Kam qenë shumë afër që të shkoj. Kam vuajtur shumë. Nuk jam i sigurt nëse do të kem më shumë mundësi të tjera”, ka thënë Caicedoja për The Telegraph. “Prandaj vazhdoj që t’i bëj gjërat mirë. Mirëpo ishte e zorshme. Në fillim, kur nuk u bë puna që të shkoj atje, njerëzit më tallnin në Instagram. Njerëzit më trajtonin keq”. “Nuk i shikoja mediat sociale sepse më lëndonte se çfarë shihja”. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.