Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Cadiz – Levante dhe Alaves – Real Madrid transmetohen sot në Artmotion, kjo është risia e madhe nga La Liga

NULL NULL
nga Arbon Flugaj 14.08.2021 17:30

Nga sot në platformën Artmotion fillon edhe transmetimi i ndeshjeve nga La Liga spanjolle, liga e cila ka prodhuar disa prej ndeshjeve derbi më të mëdha në dekadat e fundit.

Kjo nuk do të jetë megjithatë risia e vetme pasi sot, përveç dueleve, La Liga do të provojë për herë të parë në histori edhe “Multi Feed Cam” që është një risi botërore për sportin numër një në botë, futbollin. Me këtë risi mund ta shikoni ndeshjen e skuadrës mbretërore të Real Madrid.

Fillimisht nga ora 19:30 vëmendja është tek sfida mes Cadiz dhe Levantes që do të komentohet nga Jon Ajeti e ku do të paraqitet edhe futbollisti shqiptar Enis Bardhi. Ndërsa me fillim nga ora 22:00 zhvillohet edhe ndeshja mes Alaves dhe Real Madrid që do të komentohet nga Emanuell Syla.

Të dyja këto sfida transmetohen në Art Sport 1, teksa i përkasin javës së parë të elitës spanjolle të futbollit.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme