Buzhala për reduktimet: Presim sot që të përmirësohet situata (VIDEO) "Nuk u bë dje – po presim sot”, ka thënë Buzhala në emisionin Portofol në Klan Kosova FM. NULL NULL 19.08.2022 14:52 19.08.2022 14:52 Zëdhënësi i KEDS, Viktor Buzhala, ka deklaruar se këtë të premte pritet që të ketë përmirësim të situatës me energjinë. “Ne ishim në pritje gjatë ditës së djeshme për përmirësim të situatës, nuk u bë dje – po presim sot”, ka thënë ai në emisionin Portofol në Klan Kosova FM. Ai ka theksuar se sistemi energjetik është në kolaps pasi që shumat e ndara për subvencionim të energjisë elektrike nuk janë ekzekutuar deri më tani. “Na pret një dimër i vështirë pasi bëhet fjalë për një krizë energjetike që është globale. Ajo që na përket neve është kursimi pasi një pjesë të konsiderueshme të energjisë e prodhojmë vetë dhe për këtë duhet të kujdesemi në kursim. Kursimi është gjëja më e mirë”. Çmimi aktual i një megavati rrymë në tregjet ndërkombëtare sillet rreth 600 euro. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.