Busta Rhymes kërkohet nga policia - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Busta Rhymes kërkohet nga policia

NULL NULL
12/08/2015

Busta Rhymes është nën hetime për shkak të kërcënimeve të supozuara për ta goditur një fanse në BET AWARDS.

Kim Simpson thotë se e gjitha filloi kur shoqja e saj aksidentalisht është përplasur më reperin gjatë vallëzimit. Ato i kërkuan falje, por ajo thotë se ai është nervozuar jashtë mase, duke e alarmuar me fjalët: “ Do të të kafshoj nëse kjo ndodh sërish”.

Gjërat kanë eskaluar më vonë kur dy vajzat filluan të bëjnë fotografi me yllin e reality, Deelishis, dhe Busta disi është kapur nga kamera.

Ai reagoi me fjalët: “Mos më bëj të të godas”, por pjesëtarët e sigurisë e ndaluan atë.

Kim e ka parashtuar një raport në polici dhe organet e rendit janë duke u munduar ta gjejnë reperin për ta intervistuar.

TMZ ka kontaktuar më avokatin e tij, por ai nuk kishte asnjë koment, transmeton Klan Kosova.