Busquets edhe zyrtarisht largohet nga Barcelona (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Busquets edhe zyrtarisht largohet nga Barcelona (VIDEO)

NULL NULL
nga Endrit Zogaj 10.05.2023 13:03

Legjenda e Barcelonës edhe zyrtarisht i thotë lamtumirë skuadrës ku fitoi gjithçka.

Sot ekipi i Barcelonës njoftoi në rrjetet sociale se Sergio Busquets ka vendosur ta mbyllë karrierën e tij të lavdishme me Barçën.

Kapitenit të katalunasve i skadon kontrata në fund të këtij sezoni dhe ai pritet të transferohet në një ekip të Arabi Saudite.

Përmes një deklarate të publikuar nga Barcelona, Busquest foli për aventurën e tij me klubin blaugran.

“Do të bëhëm tifoz dhe anëtar, të jesh fans i Barcelonës është gjëja më e mirë që ekziston”, ishin fjalët e para të Busquets.

“Ka qenë nder, privilegj, ëndërr dhe një krenari që isha në gjendje ta mbroja këtë stemë, por gjithçka ka një fund. Nuk ishte aspak vendim i lehtë, por koha ka ardhur”.

“Oktapodi” zhvilloi 771 ndeshje zyrtare me fanellën e Barcelonës brenda 15 sezoneve. Gjatë kësaj peridudhe spanjolli fitoi gjithsej 31 trofe.