Bushi: Kam marrë lojtarë shqiptarë dhe jo të Kosovës - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bushi: Kam marrë lojtarë shqiptarë dhe jo të Kosovës

NULL NULL
20/09/2022

“Do t’i përshtatemi skemës që luajnë ata, ne po mendojmë për të ardhmen. Rezultati duhet të na japë moral më të lartë për të ardhmen. Grupi është i ri këtë vit, por cilësor”, do të theksonte fillimisht trajneri i Shpresave, Alban Bushi.

Kombëtarja U-21 po përgatitet për dy ndeshjet miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Kroacisë, të cilat do të jenë një test shumë i mirë për të parë gjendjen e lojtarëve të Shpresave.

“Kam marrë lojtarë shqiptarë dhe jo të Kosovës, çdo lojtar që flet shqip në botë është shqiptar, pavarësisht ku zgjedh të luajë. Problemet me procedurat që kanë ndodhur sjellin këto situata të pakëndshme”.

Eljon Toçi, i thirrur nga Reja? “Lojtar shumë cilësor për të ardhmen, trajneri e ka marrë për ndeshjet, pasi është lojtar që ka vlerë dhe do të bëjë mirë në kombëtare, siç kanë bërë dhe të tjerë para tij. Ne kemi marrë lojtarë të talentuar dhe çdonjëri duhet të bëjë mirë dhe në kombëtaren A.”

Strategjia e federatës për lojtarët e rinj? “Ne kemi marrë shumë lojtarë, strategjia e Federatës është kjo: kush është talent, duhet t’i kalojë shkallët një nga një. Rasti i Kumbullës, që pas 3 vitesh kaloi tek ekipi A është më domethënësi. Ne, gjatë gjithë kohës, përmirësohemi dhe marrim më shumë eksperiencë dhe dalin gjëra të reja. E  rëndësishme është të bëjmë mirë dhe ne duam që të ngrihemi. Kombëtarja A na ka marrë shumë lojtarë, por ky është qëllimi.” / abcnews.al