Busek ua kishte hapur derën studentëve shqiptarë të dëbuar nga universitetet në Kosovë (VIDEO) NULL NULL 4 months më parë 4 months më parë Ish-zv/kancelari i Austrisë dhe njëri ndër miqtë më të mëdhenj të Kosovës, Erhard Busek, ka vdekur sot në moshën 81-vjeçare. Ai vizitën e tij të parë në Kosovë e pati në vitin 1987, ku edhe zhvilloi takime me fytyra të politikës në atë kohë. Busek ishte personi i parë që e mundësoi pranimin e studentëve kosovarë në universitetet e Austrisë, në periudhën kur Slobodan Millosheviqi e kishte mbyllur Universitetin e Prishtinës. Këtë e bëri me vendim, sa ishte ministër i Arsimit të Austrisë ai kishte pranuar për vizitë studentë nga Kosova. I ndjeri çdo herë kishte lobuar dhe e kishte mbështetur luftën e Kosovës për liri dhe pavarësi. Në vitin 2009, Erhard Busek kishte marrë titullin Doktor Honoris Causa nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”. Erhard Busek, ishte edhe koordinatori i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore që ekzistonte nga vitit 1999. Ky institucion kishte për detyrë përpjekjet ndërkombëtare për të ndihmuar këtë rajon. Vendet që ishin përfshirë në programin e ndihmave të Paktit të Stabilitetit ishin: Kosova, Shqipëria, Bosnje Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Maqedonia, Moldavia, Rumania, Serbia dhe Mali i Zi. Rrëfimin për vendimin që t’i pranojë studentët shqiptarë nga Kosova, Busek e kishte rikujtuar edhe në dokumentarin e Klan Kosova “Miqësia e panjohur e austriakëve”, dedikuar ndihmës që ky vend dhe populli i tij i dhanë rrugëtimit të Kosoëvs deri në pavarësi.
Video Lajme Varroset Vjosa, artistja që i dha festival të madh Prishtinës - 30.06.2022 - Klan Kosova 30.06.2022 21: 20