Busek premton ndihmë për shëndetësinë kosovare - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Busek premton ndihmë për shëndetësinë kosovare

NULL NULL
05/10/2015

Diplomati austriak, Erharhd Busek ka vizituar sot repartin e neonatologjisë në QKUK.

Ai  pa edhe për së afërmi foshnjat e posalindura dhe ishte i pajtimit se kushtet për trajtimin e tyre nuk janë shumë të mira, por premtoi ndihmë në të ardhmen për shëndetësinë e Kosovës.

Gjithashtu ai u takua me ministrin e shëndetësisë, Imet Rrahmanin, ku ky i fundit tha se Austria gjithherë ka qenë e gatshme t’i ndihmojë Kosovës në avancancimin e shërbimeve shëndetësore,njofton Klan Kosova.

Në takim u bë e ditur se vdekshmëria e foshnjave të posalindura në Kosovë është në rënie, sidoqoftë nuk është statistikë e kënaqshme nëse e llogarisim me rajonin.