Busek: Kosovë më shumë presion tek vendet e BE-së për njohjen e shtetit NULL NULL 05.10.2015 19:11 05.10.2015 19:11 Zëvendëskancelari austriak, Erhard Busek ka thënë se Kosova duhet të bëj më shumë presion tek vendet e Bashkimit Europian, që të inkurajojnë shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë këtë. Ai poashtu ka thënë se Parlamenti Europian e ka një rol kyç në këtë drejtim, prandaj Kosova duhet të përdorë atë edhe për çështjen e liberalizmit të vizave. Erhard Busek tha se Kosova duhet t’i përmbushë kriteret për integrim në BE, dhe duhet të dëshmojë atë. “Mendoj që qeveritë dhe politikat në përgjithësi janë të fundit që ecin përpara, dhe jo të parat, dhe ky është njëri nga gabimet kryesore të politikes që ekziston këtu”, ka thënë Busek në diskutimin e sotëm mes përfaqësuesve të Ministrisë s Integrimeve Evropiane, Shoqërisë Austriako-Kosvare dhe Institutit të Prishtinës për Studime Politike. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024