Burrit ia transplantojnë valvulat e zemrës së lopës, thotë se ishte si në “Star Wars” NULL NULL 21.04.2022 11:14 21.04.2022 11:14 John Smallwood, 74 vjeç, për herë të parë në histori i është bërë transplanti i dy valvulave nga zemra e një lope. Operacioni që zgjati dy orë në Spitalin Unversitar në Conventry, ishte zgjuar gjatë gjithë operacionit, pasi anestezia e përgjithshme nuk arriti ta kryej efektin. John Smallwood, 74 vjeç, u pajis me dy valvula nga zemra e një lope të edukuar posaçërisht gjatë një operacioni dy orësh në Spitalin Universitar në Coventry dhe ishte zgjuar gjatë gjithë kësaj. Smallwood gjatë operacionit duhej të qëndronte plotësisht i palëvizshëm, pasi lëvizja më e vogël mund t’i kishte kushtuar me jetë. Menjëherë pas operacionit, Smallwood tha se “ishte si diçka nga Star Wars”, teksa u ndje me fat që e ka bërë këtë operacion, shkruan Mirror, transmeton Klankosova.tv. “Është një hap i madh përpara, si transplanti i parë i zemrës. Shpresojmë se do të hapë derën për të tjerët si unë”, tha ai. Ndërsa, kirurgu Nishant Gangil, që kreu operacionin tha se kur e pa për herë të parë Smallwood, ai i kishte humbur shpresa dhe e kishte pranuar fatin e tij. “I thashë atij edhe pse operacioni tradicional nuk ishte një opsion, kishte një trajtim të ri për të dhe ne mund t’i implantonim valvulat përmes ijeve. Kemi ndërruar valvulat e aortës në këtë mënyrë që nga viti 2007. Por kjo ishte më e vështirë, sepse edhe valvula mitrale kishte nevojë për ndërrim”. “Duhej të përdornim një gjilpërë speciale për të krijuar një vrimë në zemrën e tij dhe për të kaluar valvulën e dytë përmes saj. Vetëm një numër i vogël e këtyre rasteve janë bërë në mbarë botën. Dhe ne do ta bënim nën anestezi lokale, teksa Smallwood ishte ende zgjuar”, ka thënë Gangil, përcjell Klankosova.tv. Pacientit i cili është i pari me këtë lloj transplanti iu rekomandua që gjatë shkuarjes për në sallën e operimit t’i mbante sytë mbyllur. Por, Smallwood tha se “duke qenë budallai që jam, i mbajta hapur”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.