20:40, 14 Prill 2019

Një britanik i akuzuar për vrasje të gruas së tij pasi e refuzoi atë për të bërë seks, ka vdekur pas lëndimeve të marra në një burg në Tajlandë.

Smitham, 51 vjeçar, ishte në pritje të gjykimit për vrasjen brutale të gruas së tij tajlandeze, Kandra Smitham, 29 vjeçar, më 14 prill të vitit të kaluar, transmeton Klan Kosova.

Çifti i cili kishte dy fëmijë, po qëndronte tek prindërit e të ndjerës në Ubon Ratchathani, në verilindje të vendit, për Vitin e Ri.

Trupi i saj u gjet nën një batanije më 16 prill nga fqinjët.

Policia pohoi në atë kohë që Smitham e sulmoi, e mbuloi trupin e saj dhe më pas e çoi në shtrat.

Ai u arrestua dhe u mbajt në paraburgim por u gjet me lëndime fatale pranë një ndërtese në perimetrin e burgut në gusht të vitit të kaluar.

Ai vdiq më vonë në spital dhe nuk dihet se si mori lëndimet.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë