Burri që vrau gruan e tij në natën e martesës dhe trupin e futi në valixhe dënohet me të paktën 21 vjet burgim NULL NULL 19.08.2022 19:21 19.08.2022 19:21 Një burrë që vrau gruan e tij natën e dasmës së tyre dhe e futi trupin e saj në një valixhe është dënuar me të paktën 21 vjet burgim. Trupi i gruas, Dawn Walker, 52 vjeçe, u gjet katër ditë pasi u martua me Thomas Nutt, më 27 tetor të vitit të kaluar. Pasi vrau gruan, Nutt e futi trupin e saj në një dollap, para se ta transferonte në një valixhe dhe ta hidhte në shkurre pas shtëpisë së tyre, në Anglinë veriore. Ai “shkatërroi” trupin e saj duke ia thyer kockat për ta bërë atë të futet në valixhe, tha gjykatësi Jonathan Rose. Nutt gënjeu familjen e gruas, duke fajësuar shëndetin e saj mendor për gjoja zhdukjen, dhe u dërgoi atyre tekste të rreme nga telefoni i saj. Një ekzaminim i trupit të gruas tregoi se ajo kishte pësuar lëndime të konsiderueshme në qafë, raporton SkyNews, transmeton Klankosova.tv. Nutt nuk dha dëshmi në gjyqin e tij, duke pranuar vrasjen mbi bazën se ai “nuk kishte ndërmend” t’i shkaktonte dëm serioz gruas së tij të re. Nutt thirri policinë më 31 tetor, duke pretenduar se gruaja e tij ishte zhdukur atë mëngjes nga shtëpia e tyre dhe dukej se po bënte një kërkim. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Komuna Gjilan: MAPL-ja konfirmon si të ligjshëm vendimin për këmbimin e pronave komunale me ato të Republikës së Kosovës 9 minuta më parë