Burri që i mbijetoi kancerit dy herë, fiton 4.6 milionë dollarë në lotari NULL NULL 22.09.2019 09:45 22.09.2019 09:45 Një burrë që i mbijetoi kancerit jo një herë, por dy herë, së fundmi bleu një biletë lotarie dhe fitoi miliona dollarë. Stu MacDonald, nga Bend, Oregon, fitoi më 7 shtator, thanë nga lotaria. MacDonald bleu biletën javore dhe çdo herë gruaja e tij, Claudia, do të thoshte: “Merr biletën fituese”. Por, kur ai shkoi për të blerë biletën e tij në fillim të këtij muaji, ajo harroi të thoshte të zakonshmen. Për fat të mirë, ajo vlejti 4.6 milionë dollarë. “Unë jam një person shumë me fat”, tha MacDonald. “Kam mbijetuar dy herë nga kanceri dhe jam këtu. Kjo është e mrekullueshme”, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.