Burri që është ambasador i rumit - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Burri që është ambasador i rumit

NULL NULL
02/10/2015

Ian Burrell, është një burrë nga Londra që ka ndoshta punën më të mirë në botë.

Ai ka arritur që ëndërrën ta bëj realitet, duke u bërë ambasadori i parë në botë i rumit.

Po pra, detyra e Burrell është që të promovojë këtë pije në tërë botën, transmeton Klan Kosova.

Por jo vetëm një firmë të kësaj pije, por të gjitha llojet e rumit.

rumi2

Ai shprehet që për të bërë këtë punë, duhet të dish çdo gjë rreth rumit.

Por si arriti Burrell që të mësojë të gjitha gjërat rreth kësaj pije?

Ai ka prindër nga Xhamajka por ka lindur në Londër, por ai shprehet që është ndier gjithmonë si xhamajkan.

“Nëna gjithmonë më thoshte që jashtë është Angli, mirëpo brenda në shtëpi është Xhamajkë”.

“Kjo do të thotë ushqimi, pijet, gjuha e të gjitha gjërat në shtëpi ishin tamam si nga vendlindja e prindërve të mi”.

“Kjo më ndihmoi që të lidhem me gjërat autektike nga shtëpia ime, kështu që mësova edhe gjërat rreth rumit”, është shprehur Burrell.

Pasi që la shkollën, ai mësoi që të bëjë disa kokteje të reja me rum.

Por ai dëshironte të mësonte më shumë, kështu që udhëtoi për në vendlindjen e prindërve të tij.

Ai në Xhamajk mësoi çdo gjë e pikërisht nga ai moment lindi ambasadori i rumit.