Burri me COVID-19 e vesh hixhabin e gruas së tij dhe hip në aeroplan, kapet posa zbret NULL NULL 30.07.2021 10:13 30.07.2021 10:13 Një burrë indonezian mund të arrestohet pasi u maskua si gruaja e tij për të hipur në një fluturim derisa ishte i infektuar me koronavirus. Burri, i cili është identifikuar publikisht vetëm me inicialet “DW”, hipi në një fluturim nga Xhakarta në Ternate derisa ishte i veshur me nikab që e mbulonte nga koka te këmbët, siç raporton CNN në Indonezi, njofton Klan Kosova. Meqë ai kishte rezultuar pozitiv në testin për COVID-19 dhe gruaja e tij negative, ai përdori ID-në dhe testin e saj PCR për të hipur në aeroplan. “DW” mund të mos ishte zbuluar, po të mos vendoste vetë. Një stjuardesë thuhet se u tha autoriteteve se ajo e pa “DW” të hynte në banjo të aeroplanit me nikab dhe doli prej aty me veshje burrash. Ajo njoftoi autoritetet e aeroportit në Ternate, të cilët ndaluan pasagjerin pas zbriti nga avioni. Oficeri shëndetësor menjëherë e ka testuar atë për COVID-19 dhe rezultati doli pozitiv, sipas zyrtarëve. Pas kësaj, “aeroporti kontaktoi menjëherë ekipin e Task Force për Trajtim për COVID-19 të Ternate City për të evakuuar atë derisa kishte veshur pajisje mbrojtëse dhe më pas e çoi me një ambulancë në shtëpinë e tij për t’u izoluar, ku do të mbikëqyret nga oficerët e Task Force”, u tha gazetarëve Shefi Operacional i Task Force të Ternate, Muhammad Arif Gani. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Është befasi": Çka po planifikon Arianit Koci me protestën e tij te Kuvendi? (VIDEO) 01/07/2025
Kosova Koci: Pas vendimit të Kushtetueses po shihet se bllokuesi është Albin Kurti (VIDEO) 01/07/2025
Lajme Babai përdhunon vajzën e tij 12-vjeçare në Patos, nëna: Të marrë dënimin më të ashpër 01/07/2025