Burri godet me sëpatë gruan në Vorë NULL NULL 01.05.2023 21:42 01.05.2023 21:42 Një grua ka mbetur e plagosur këtë mbrëmje në Vorë, pasi është goditur me mjet prerës nga bashkëshorti. Më datë 01.05.2023, në Vorë, shtetasi Q. B., 70 vjeç, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (sëpatë) bashkëshorten e tij, shtetasen V. B., 68 vjeçe. Si pasojë 68-vjeçarja është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /TCH