"Burrat nuk duhet të ndihen keq kur gratë udhëheqin" - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Burrat nuk duhet të ndihen keq kur gratë udhëheqin”

NULL NULL
01/03/2017

Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha, ka deklaruar se ajo mundohet nga pozita që udhëheq ta promovojë gruan kosovare e cila ka shumë virtyte.

“Ne gratë mund të ia dalim, mund të bëjmë shumë punë të mira. Pra kjo tregon që gratë kanë lidership. Unë në këtë pozitë që jam përpjekur që më shumë ta promovojë gruan në shoqërinë tonë”, ka thënë ajo për  Radio Televizionin e Kosovës .

Hoxha ka thënë se burrat nuk duhet të ndihen keq, kur gratë kosovare janë në kostume apo janë në udhëheqje. “Gratë janë të prira për rezultate. Kryejnë punë shumë, janë më të shpejta”, ka thënë ajo.

Sipas saj, ka pasur shumë progres të gruas në Kosovës. “Ka pasur rezultate pozitive. Sot kemi avokate, profesoresha, nëna të mira. Kam takuar shuam gra që kanë marrë përgjegjësi në pozita udhëheqëse. Duhet të ia zgjasim dorën njëra tjetrës, pro duhet të kemi mbështetje edhe të burrave, pasi që gjysma e popullsisë në Kosovë është e gjinisë femërore”, ka thënë ajo.

Hoxha ka folur edhe për trashëgiminë në Kosovë. “Ligji për trashëgiminë u garanton të drejta të barabarta në Kosovë, si për grat ashtu edhe për burrat”, ka thënë ajo.

Ministrja e Drejtësisë ka bërë me dije se do të organizojnë edhe fushata vetëdijesuese për trashëgiminë pasi që ajo është e drejtë që u takon.

“Nëse gratë kanë pronat e tyre. Nëse ato marrin trashëgiminë që u takon do të zvogëlohet edhe dhuna në familje. Ka pasur shumë raste të grave që kanë qenë subjekt i dhunës”, ka thënë Hoxha.