13:39, 12 Janar 2019

Zëvendësministri i FSK-së, Burim Ramadani, i është kundërpërgjigjur kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa pasi ky i fundit bëri një krahasim mes kabinetit të tij dhe të atij aktual, që drejtohet nga Kryeministri Ramush Haradinaj.

Përmes një statusi në Facebook, Ramadani tha se Haradinaj nuk ka nevojë për udhëzimet e ish-kryeministrit Mustafa, sepse do të dështonte, njofton Klan Kosova.

Më poshtë statusi i plotë i tij:

Paramendojeni ish-kryeministrin Mustafa sikurse të kishte thënë, ndër të tjera edhe këto 7 të vërteta:

– Qeveria ime ka bërë Kosovën me Ushtri
– Qeveria ime i ka kthyer dinjitetin Kosovës, duke i vendosur tarifën mallrave të Serbisë, përkatësisht duke bërë Serbinë të paguaj për agresivitetin e vet,
– Qeveria ime e ka bërë Prishtinën me Ligj të veçantë, duke proceduar dhe miratuar në Kuvend,
– Qeveria ime i ka paguar borxhet Policëve
– Qeveria ime i ka paguar borxhet zjarrëfikësve
– Qeveria ime ka themeluar Parkun Inovativ Gjerman
– Qeveria ime ka themeluar Zonën Ekonomike Amerikane.

Ah, ndjesë, këto po t’i thoshte atëherë është duke folur për Kryeministrin Haradinaj. 
Sikurse paska thënë vet “nuk është e imja ta udhëzoj Kryeministrin”, kjo e sqaron saktë:
Pra, Kryeministri Haradinaj nuk ka nevojë për udhëzimet e ish-kryeministrit Mustafa, sepse do të dështonte.

Konkurs Pune

Lexo më shumë