14:32, 15 Tetor 2019

Martesa mes Lady Dianës dhe Princit Charles të Anglisë, ishte një nga më përralloret, ndonëse çifti nuk jetoi gjatë të lumtur dhe të gëzuar.

Fustani i saj bëri shumë femra që të ëndërronin, por edhe buqeta spektakolare, një kompozim lulesh rreth 60 centimetra i gjatë, i cili peshonte thuajse dy kilogramë, njofton Klan Kosova.

Lulet ishin të përbëra nga gardenja të bardha, orkide dhe mugheta. Pikërisht kjo lule e fundit ishte shumë e pëlqyer nga Diana, e cila e zgjodhi për buqetën e nuses, duke injoruar rrezikun e saj.

Por pas aromës mahnitëse, mugheto, rezulton një bimë helmuese, siç shkruan oranews, e cila në disa raste, rezulton edhe vdekjeprurëse.

Për këtë arsye kjo lule mbahet larg nga kafshët shtëpiake dhe fëmijët. Ndër të tjera, mughhetto mund të shkaktojë edhe reaksione të rrezikshme në lëkurë.

Konkurs Pune

Lexo më shumë