Bunjaku-Rexhepi përmend austostradën Prishtinë-Gjilan: E kam pyetur Aliun, por kot, në veshë të shurdhër NULL NULL 01.04.2023 14:09 01.04.2023 14:09 Deputetja nga radhët e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, i ka bërë thirrje vozitësve që të kenë kujdes gjatë ngasjes në rrugën Gjilan – Prishtinë, pasi siç tha ajo, rruga bëhet e rrezikshme sapo të bie shi. “Rrugët e Gjilanit bëhen të rrezikshme për qytetarët që marrin rrugën drejt Prishtinës. Edhe ashtu pa shira janë dëmtuar shumë. Rruga për Ferizaj është e tmerrshme”, shkroi Bunjaku-Rexhepi në Facebook, duke shpërndarë një fotografi nga një vetaksident që ka ndodhur sot në rrugën Gjilan – Prishtinë. Deputetja tha se për çështjen e përfundimit të autostradës Gjilan – Prishtinë e ka pyetur shumë herë ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliun, por se i njëjti nuk i ka dhënë përgjigje. “Derisa Ministri Aliu para dy ditësh deklaroi se autostrada për Gjilan nuk kryhet këtë vit, unë e kam pyetur jo një herë, as dy por shumë herë se kur kryhet. Tha nuk e di!E kam ngritur zërin edhe shumë herë tjera por kot. Në vesh të shurdhër”. “Çdo ditë e frekuentoj edhe vetë këtë rrugë, i shoh si të gjithë gjilanasit vështirësitë e mundshme, andaj ju lutem të kemi kujdes se sa për këtë qeveri diletantësh as mirëmbajtja e saj nuk vlen!”, përfundoi deputetja. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani i kërkon ministrit suedez mbështetje për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE 2 months
Kosova Shoqata e Prokurorëve të Kosovës: Reagimet ndaj Isufajt përçojnë mesazhe tendencioze politike 2 months