Bunjaku: Mazhoranca s’ka interesim për zbardhjen e të vërtetës për rezervat shtetërore (VIDEO) NULL NULL 29.02.2024 00:22 29.02.2024 00:22 Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku, ka thënë se nuk është interesimi i mazhorancës për ta zbardhur të vërtetën për sa i përket dyshimeve për keqpërdorime me rezerva shtetërore. Ajo tha se deputetët e mazhorancës të cilët janë pjesë e Komisionit Hetimor për Rezervat Shtetërore po kapen për detaje të vogla teknike dhe po e mundësojnë zhvillimin e punës së këtij komisioni. “Tre muaj e gjysmë me vonesë ka filluar punën ky komision, pasi mazhoranca s’e ka mundësuar kuorumin për ta formuar komisionin hetimor edhe pse vet mazhoranca e ka votuar në seancë plenare”. ‘Ky komision ka qenë iniciativë e LDK-së, që të formohet Komisioni Hetimor për Rezervat Shtetërore, pastaj pas një debati të ashpër në kuvend, mazhoranca e ka votuar këtë komision dhe tre muaj e gjysmë s’e ka mundësuar kuorumin që të konstituohet ky komision”, tha ajo në “Edicioni Special” në Klan Kosova. Tutje, Bunjaku tha se e pavarësisht se edhe Prokuroria po merret me çështjen e rezervave shtetërore, deputetët duhet ta kryejnë punën e tyre në mënyrë të ndershme. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ky është objekti që ndërmarrja "Ibër Lepenci" po e kërkon që ta ketë sërish në pronësi 2 orë më parë