Bundesliga: Transmetimet e xhiros së 22-të në Artmotion fillojnë me përballjen Bielefeld – Wolfsburg NULL NULL nga Lirim Peci 19.02.2021 15:08 nga Lirim Peci 19.02.2021 15:08 Wolfsburgu që po lufton për të arritur kompeticionet evropiane do të ketë punë të vështirë këtë javë ndaj skuadrës që e ndali Bayernin para disa ditësh, Arminia Bielefeld. Ky duel interesant nga Bundesliga transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1 të premtën me fillim nga ora 20:30, njofton KlanKosova.tv. Arminia vendase ka ngritur moralin pas atij barazimi ndaj kampionëve botëror të Bayern Munich dhe do të kërkojnë ta vazhdojnë serinë pozitive edhe kundër një skuadër tjetër gjigante si Wolfsburg. 20:30 BIELEFELD – WOLFSBURG ARTSPORT1 “Ujqërit” ndodhen në pozitën e katërt në tabelë me 39 pikë të grumbulluara në 21 takimet e para, ata kanë 10 fitore, 9 barazime dhe vetëm dy disfata. Nga ana tjetër Bielefeld ndodhen në pozitën e 16-të me vetëm 18 pikë. Ata kanë 5 fitore, tre barazime dhe plotë 12 humbje. Të dy trajnerët, si Oliver Glasner e poashtu edhe Uwe Neuhaus do të kenë të gjithë futbollistët e tyre në dispozicion dhe nuk do kenë asnjë mungesë. Bielefeld, 11-shja e mundshme titullare: Ortega/ Brunner, Pieper, Nilsson, Laursen, Prietl, Kunze, Voglsammer, Vlap, Gebauer, Kloss. Wolfsburg, 11-shja e mundshme titullare: Casteels/ Otavio, Brooks, Lacroix, Mbabu, Arnold, Schlager, Gerhardt, Steffen, Baku, Weghorst. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.