Bunari i ujit në Kamboxha emërohet me emrin e Shaqir Cërvadikut, dhe gruas së tij të ndjerë NULL NULL 12.08.2019 17:50 12.08.2019 17:50 Në një fshat shumë të varfër të Kamboxhas ku njerëzit vuajnë për ushqime dhe sidomos për ujë për pije dhe pastrim, në atë vend ku uji ka vlerën e jetës, fëmijët e këngëtarit nga Kosova, Shaqir Cërvadiku, kanë ndëruar një bunar me ujë. Ky bunar është emëruar me emrin e këngëtari dhe gruas së tij të ndjerë, Hatixhes. Postimi i plotë: Sot një befasi jashtëzakonshme nga fëmijët e mi për mua dhe bashkëshortën e ndjerë Hatixhen. Në një fshat shumë të varfër në Kamboxha (Kambodia) në Azi ku njerzit jetojnë në kasolla e në varfëri ekstreme të uritur per bukë e sidomos vuajnë për ujë ku ka thatësi të madhe dhe njerzëve u duhen disa kilometra të udhëtojnë për të kerkuar ujë për pije e pastrim. Në atë vend ku ujë ka vlerën e jetës fëmijët e mij përmes nji fondacioni europian”Water vell project”kanë ndërtuar një bunar ( pus të ujit) në një fshat e ku uji mund gjendet shumë thellë nën tokë. Atë bunar e kanë emërtuar me emrin tim dhe bashkëshortës së ndjerë Hatixhes të cilin e kanë përuruar dje fondacioni. Ishte një gjest human që tregon se humaniteti njerzor nuk njeh as kufi e as racë njerëzore sepse të gjithë jemi krijesa të madhit Zot. Faleminderit pafund fëmijëve të mi që më dhuruan lot gëzimi me këtë humanitet njerëzor. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti për masakrën e Izbicës: Prokuroria e Shtetit e ka mbështetjen e plotë që kriminelët të jenë prapa grilave 45 minuta më parë