Bulqizë: Plagosen me thikë dy vëllezër, dërgohen me helikopter drejt Tiranës NULL NULL 01.07.2020 20:53 01.07.2020 20:53 Një sherr banal ka përfunduar me plagosjen e dy vëllezërve në Bulqizë nga një i ri. Pak më parë helikopteri i ministrisë së Shëndetësi ka qenë në zonë ku ka marrë 19 vjeçarin. Gjithsesi policia njofton që janë jashtë rrezikut për jetën. Bulqizë/ Informacion paraprak Rreth orës 20.00, në qytetin e Bulqizës, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi E.T., ka plagosur me mjet të mprehtë (thikë) shtetasit D.N., dhe A. N., (vëllezër), të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Pas ngjarjes autori i dyshuar është larguar menjëherë dhe në ndjekje të tij janë vënë forcat e policisë. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes./tch *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Aksident mes dy veturave në Kërçovë, vdesin tre persona e katër të tjerë lëndohen 4 minuta më parë
Kosova Komisioni për rezervat shtetërore, Gashi: Sot, VV-ja i dha fund njërës prej shtyllave të demokracisë 7 minuta më parë
Kosova Tahiri thotë se s’do të heqin dorë nga Komisioni Hetimor për kontratat njëburimore 43 minuta më parë