Bulliqi: Veturën zyrtare nuk do ta përdori në fushatë NULL NULL 19.09.2021 14:24 19.09.2021 14:24 Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka bërë të ditur se nuk do ta përdorë veturën zyrtare gjatë kohës së fushatës për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. “Duke qenë se jemi në fushatë, dua t’ju njoftoj se gjatë kësaj kohe nuk do ta përdori veturën zyrtare si kryetar komune për takimet në kuadër të fushatës zgjedhore”, ka shkruar Bulliqi në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klankosova.tv. Më tej, ai thotë se veturën zyrtare do ta përdorë vetëm për punë që hyjnë në kuadër të aktiviteteve ditore si kryetar i komunës së Podujevës. Kujtojmë se Bulliqi është kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Podujevës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 13 orë më parë