Bulliqi për rastin e djeshëm në QKMF: Sjellja e mjekut ndodhi nga mbingarkesa e punës NULL NULL 16.04.2021 13:26 16.04.2021 13:26 Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka deklaruar se i vjen keq për ngjarjen e mbrëmshme lidhur me sjelljen e mjekut Ibrahim Hoti ndaj disa pacientëve. Për Klan Kosova ai tha se i vjen keq që kjo ndodhi me njërin prej mjekëve që ai e cilësoi si prej më të mirëve që e kanë pasur në QKMF dhe se sjella e tij mund të ketë ardhur si pasojë e ngarkesës dhe volumit të madh të punëve tani gjatë kohës së pandemisë. “Sidoqoftë, procesi ka shkuar ashtu si ka shkuar dhe ne si institucione i kemi kryer ato punë që varen nga ne dhe këshilli drejtues menjëherë është mbledhur dhe ka marr veprime”. “Mjeku tashmë është i suspenduar përkohësisht nga vendi i punës dhe mbetet që komisioni disiplinor pastaj të bëjë intervista dhe të merr informacione të tjera dhe të shohim se nga do të ecën procesi”, u shpreh Bulliqi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 15 orë më parë