Bulliqi kërkon lirimin e dy qytetarëve të arrestuar nga Policia e Serbisë: Ishin në territorin e Podujevës

Bulliqi kërkon lirimin e dy qytetarëve të arrestuar nga Policia e Serbisë: Ishin në territorin e Podujevës

NULL NULL
12 months më parë

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka kërkuar lirimin e dy personave të arrestuar nga policia serbe, duke thënë se ky veprim është i papranueshëm.

Bulliqi ka shkruar se personat, njëri prej tyre këshilltar komunal, janë arrestuar në rrethana të pasqaruara dhe se ata ishin duke ecur brenda territorit të komunës së Podujevës, përgjatë brezit kufitar.

Postimi i plotë:

Arrestimi nga policia serbe i dy qytetarëve të komunës sonë gjatë ditës së shtunë, njëri prej tyre këshilltar në Kuvendin e Komunës së Podujevës, është një veprim i papranueshëm.

Ata janë arrestuar në rrethana të pasqaruara derisa kishin dalë të ecnin brenda territorit të komunës sonë, përgjatë brezit kufitar.

Ndonëse, nuk kemi asnjë informatë nga shteti serb, as nga institucionet tona kompetente të sigurisë, duke dënuar aktin kërkoj nga shteti serb që t’i lirojë menjëherë dy qytetarët tanë, që po mbahen të ndaluar.

Flasin familjarët e njërit prej të arrestuarve në kufirin me Serbinë