Bulliqi: E shlyva dënimin prej 500 eurosh, pati tendenca të përdoret për qëllime politike (VIDEO) NULL NULL 19.05.2022 11:13 19.05.2022 11:13 Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka folur për dënimin prej 500 euro që Gjykata e Prishtinës ia shqiptoi në prill, pasi i njëjti ishte përfshirë në një mosmarrëveshje me një qytetar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare. Bulliqi ka thënë në Sytë 7 në Klan Kosova se e ka shlyrë dënimin, duke respektuar vendimin e gjykatës. “Unë jam i thirrur të respektoj vendimet e institucioneve të drejtësisë, është nxjerr një vendim, e kam shlyer nga ana ime. Më vjen keq për një incident të tillë që ka ndodh. Fatmirësisht nuk ka pasë problem të shprehur. Mendoj që më tepër i është dhënë popullaritet e ka pas tendencë të ekzagjerohet. Por, vendimet e organeve duhet të respektuar. Sigurisht që më ka dëmtuar, por është çështje e mbyllur, sigurisht ka pas ndikim, se është tentuar të përdoret për qëllime politike”, ka përfunduar Bulliqi./Klankosova.tv/. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 17/03/2024