Buleshkaj: Nën 179, numri i zyrtarëve që nuk e kanë deklaruar pasurinë (VIDEO) NULL NULL 01.04.2023 11:57 01.04.2023 11:57 Të premten në mesnatë ka përfunduar afati për deklarim të pasurisë nga ana e zyrtarëve publikë. Yll Buleshkaj, Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, në emisionin e ekonomisë, Portofol në Klan Kosova FM, ka thënë se pothuajse të gjithë prej tyre e kanë kryer këtë obligim ligjor. “Zyrtarët publikë janë përgjigjur mirë. Nga rreth 4,800 prej tyre, janë 179 që nuk e kanë bërë deklarimin. Ka mundësi që ky numër të bie drastikisht, pasi kemi pasur numër të madh të dorëzimit të kopjeve fizike”, është shprehur Buleshkaj. “Janë mbi 90 përqind e zyrtarëve që deklarimin e kanë bërë përmes platformës elektronike. Besojmë se numri i tyre do të bjerë nën 100”. Ai ka treguar se nuk ka zyrtarë të lartë shtetëror që nuk ka e ka bërë deklarimin e pasurisë sipas afatit. “Ka disa zyrtarë të asambleve ose drejtues bordesh, por jo nivele të larta”. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
Ekonomi BE-ja kritikon Poloninë dhe Hungarinë për pezullimin e importeve të drithit nga Ukraina 18/04/2023