Buleshkaj: Afro 100 zyrtarë nuk e kanë deklaruar pasurinë (VIDEO) NULL NULL 01.04.2022 17:42 01.04.2022 17:42 Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Yll Buleshkaj, ka deklaruar se afër 100 zyrtarë nuk e kanë deklaruar pasurinë në afatin e caktuar kohor. Andaj, ata të cilët nuk e kanë bërë deklarimin e pasurisë së tyre do të ballafaqohen me Prokurorinë. Këto deklarata, Buleshkaj i ka bërë në emisionin “News Talk” me Dafina Lata në Klan Kosova FM, por që nuk dha emra të zyrtarëve që nuk e kanë kryer këtë obligim, me arsyetimin se është veprim joetik. Buleshkaj ka folur edhe për emërimin e tij në krye të AKK-së, duke hedhur poshtë deklaratat se për këtë pozitë ka ndikuar partia në pushtet, “Vetëvendosje”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 16 minuta më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 30 minuta më parë