Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bujar Osmani: Gjuha maqedonase do të jetë e barabartë me gjuhët tjera në BE

NULL NULL
02.07.2022 16:58
Bujar Osmani

Pasi propozimi evropian për zgjidhjen e mundshme mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë,  i njëjti u shpalos para partnerëve të koalicionit.

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha se janë ngritur dilema për atë se gjuha maqedonase do të ketë fusnotë.

Osmani tha se këto pretendime janë të pavërteta teksa shtoi se dobia më e madhe nga ky proces për të cilin kanë luftuar mbi 90 për qind të kohës është që të mbyllet njëherë e përgjithmonë çështja e gjuhës.

“Ne mund të themi se askush nuk ka të drejtë të kontestoj një gjuhë, por unë ju them që në Bashkimin Evropian, deri më tani, asnjëherë nuk është nënshkruar një dokument evropian në të cilin qëndron gjuha maqedonase, do të qëndroj në tabelën në Bashkimin Evropian, ashtu siç qëndrojnë gjuhët tjera, do të ketë edhe një sustë për gjuhën maqedonase, gjithmonë, në të gjitha dokumentet”, është shprehur Osmani, transmeton Klankosova.tv.

Për këtë çështje është deklaruar edhe kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, i cili tha se propozimi i modifikuar francez për zgjidhjen e kontestit mes Shkupit e Sofjes e njeh maqedonishten si gjuhë zyrtare.

“U paraqitën shumë gënjeshtra dhe spekulime për propozimin francez. Dua që të jem i qartë: Me këtë propozim, gjuha maqedonase është absolutisht e pastër dhe e barabartë me të gjitha gjuhët tjera në Evropë. Gjuha maqedonase do të jetë gjuhë zyrtare e Unionit Evropian. Nuk ka asnjë fusnotë dhe asnjë gjë shtesë, këto janë vetëm gënjeshtra”, është shprehur Kovaçevski, përcjell Klankosova.tv.

Kujtojmë se Bullgaria ka insistuar se gjuha maqedonase është dialekt i gjuhës bullgare, sikur vet identiteti i saj, që sipas tyre ka rrënjë bullgare.

Kjo ka shtyrë Bullgarinë që në vitin 2020 të përdorte veton për bllokimin e hapjen e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.