Bufi me fytyrë zemre - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bufi me fytyrë zemre

NULL NULL
12/05/2015
Një buf i vogël, vetëm tetë-javësh, është dërguar në Tarogan Zoo, në veri të Sidnejit. E veçanta e tij është se fytyra ka formën e një zemre. Zogu i vogël nuk di ende të fluturojë dhe me të po merren trajnerët e parkut.

Madje, njëri prej tyre është lidhur shumë me Griffin, emri i bufit, saqë e merr edhe në shtëpi. Vajza e tij 4-vjeçare i tregon histori të ndryshme dhe Matt Kettle thotë se ai mundohet të komunikojë.

“Kjo është pjesë e trajnimit. Bufi është një shpend shumë i fshehtë. Ata nuk janë të zakonshëm për t’u parë. Madje, edhe kur njerëzit shkojnë në kërkim të bufit të zi në Sidnej, e kanë të vështirë t’i gjejnë”, vijon Kettle.