Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Buffon pas humbjes nga Spanja: Arritëm ta bëjmë Shqipërinë të dukej inferiore, me kroatët do të flasim ndryshe

NULL NULL
22.06.2024 13:09

Pas disfatës me Spanjën, Italinë e pret ndeshja ndaj Kroacisë që luhet në kuadër të Grupit B, të hënën.

Dy ditë para sfidës ndaj kroatëve për medie ka folur shefi i delegacionit të Italisë, Gianluigi Buffon, i cili tha se ata bën që Shqipëria të dukej një skuadër inferiore, shkruan Klankosova.tv

Ai theksoi se tashmë skuadrës i duhet të rigjejë sigurinë në fushë ndërsa u shpreh i bindur se me Kroacinë do të jetë një tjetër ndeshje nga ajo me Spanjën.

“Ndaj Kroacisë do të jetë një tjetër ndeshje në krahasim nga ajo me Spanjën. Ne ishim të zotët që e bëmë Shqipërinë të dukej një skuadër inferiore. E patë se sa shumë vuajti Kroacia ndaj Shqipërisë? Ndërkohë, edhe ne patëm shumë vështirësi me Spanjën dhe ata na bënë të dukeshim inferior, por nuk jemi të tillë. Ndaj Kroacisë do të bëjmë një tjetër lloj performance dhe jam i sigurt se pas ndeshjes me kroatët do të flasim ndryshe”, u shpreh Buffon.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.