Buduqnosti - Spliti përballen në ABA Ligë, ndiqeni përballjen në Artmotion

Buduqnosti – Spliti përballen në ABA Ligë, ndiqeni përballjen në Artmotion

NULL NULL
1 week më parë

Duelin fantastik nga ABA Liga, midis Buduqnostit dhe Splitit, mund ta shikoni sonte në Artmotion.

Adresa e vërtetë e basketbollit në vendin tonë sjell edhe një tjetër ndeshje interesante nga ABA Liga. Pas dy ndeshjeve që pamë të premtën dhe shtunën tani vjen radha për një përballje tjetër interesante.

Me fillim nga ora 17:00 direkt në Art Sport 2 do të vijë ndeshja mes Buduqnostit, skuadrës nënkampione të ABA Ligës nga sezoni i kaluar dhe Splitit, e cila këtë edicion po vuan dhe renditet e fundit në renditjen tabelore teksa në të kaluarën ka qenë një skuadër shumë e suksesëshme.

Buduqnosti, 5-shja e mundshme startuese:

Cobbs, Atic, Micov, Seeley, Reed

Spliti, 5-shja e mundshme startuese:

Perkovic, Ukic, McLean, Baric, Kedzo