Bucolli: Me sa di unë Policia s’ka paraqitur dokument për kontrolle në KEK (VIDEO) NULL NULL 19.04.2023 17:52 19.04.2023 17:52 Në hapësirat e Korporatës Energjetike të Kosovës sot është kryer një kontroll nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Zëdhënësi i KEK-ut, Skënder Bucolli, në një lidhje direkte në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ka thënë se pjesëtarët e policisë nuk kanë paraqitur ndonjë urdhër-dokument për kryerjen e kontrolleve në KEK. “Janë kontrolluar zyrat në ndërtesën e drejtorisë së KEK-ut. Procesi është ende në fazën e hetimeve të policisë. Ne nuk kemi informacione zyrtare se për çfarë është bërë kontrolli realisht”. I pyetur nëse është kontrolluar edhe shtëpia e drejtorit Nagip Krasniqit, Bocolli ka thënë se nuk mund ta konfirmon një gjë të tillë. “Unë nuk kam komunikuar me të, e di se kontrolli ka ndodhur në KEK. Nuk mund të konfirmoj se ka pasur kontrolle në shtëpinë e tij”. “Nuk është paraqitur ndonjë dokument. Nga informacionet e mia, KEK-u ka kërkuar një dokument në lidhje me kontrollin dhe nuk e ka pranuar nga Policia”. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS klankosova.tv