Bucks fitojnë me vështirësi ndaj Sacramento Kings (VIDEO) NULL NULL 23.01.2022 10:20 23.01.2022 10:20 Milwaukee Bucks kanë regjistruar fitore të rëndësishme ndaj Sacramento Kings. Në sfidën e zhvilluar në “Fiserv Forum”, Bucks triumfuan me rezultat 133-127. Çerekun e parë e nisi shumë mirë Sacramento duke fituar me rezultat 35-27, por Lakers kthehen duke e fituar të dytin. Teksa çereku i tretë përfundoi në barazim 32-32, ndërsa edhe pse Sacremento e fitoi çerekun e fundit, Bucks triumfuan në fund me rezultat 133-127. Më i miri te Bucks ishte Khris Middleton me 34 pikë, gjashtë kërcime dhe pesë asistime, teksa te Sacramento u dallua Barnes me 29 pikë, gjashtë kërcime dhe tri asistime. Kampioni aktual renditet në vendin e katërt në Konferencën Lindore, me 30 fitore dhe 19 humbje. /Klankosova.tv/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.