13:27, 18 Prill 2019

Milwaukee Bucks ka shënuar fitore të thellë ndaj Detroit Pistons me rezultat 120-99.

Eric Bledsoe me 27 pikë dhe Giannis Antetokounmpo me 26 sosh e 12 kërcime sollën fitoren e dytë të vendësve në këtë seri të Playoff-it.

Në anën tjetër, Luke Kennard me 19 pikë dhe Andre Drummond me 18 pikë e 16 kërcime ishin më të shquarit te Pistons.

Tani, ata kanë një avantazh prej 2:0 në serinë e Playoff-it ndaj skuadrës nga Detroit.

Konkurs Pune

Lexo më shumë