Buble dhe Blunt e kishin një ndarje të vështirë - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Buble dhe Blunt e kishin një ndarje të vështirë

NULL NULL
01/10/2015

Michael Buble para se të dashurohej në atë që sot është bashkëshortja e tij, Luisana Lopilato, ka qenë i lidhur me aktoren e mirënjohur Emily Blunt.

Si shkak i ndarjes së tyre është përfolur për një tradhti të mundshme nga ana e tij, por asnjëri nga ta nuk e kishin drejtuar gishtin tek njëri tjetri rreth kësaj, transmeton Klan Kosova.

Së fundmi Emily në një intervistë ka deklaruar: “ Nuk e di, është e komplikuar. Nuk dua që asnjëherë të flas rreth asaj ngjarjeje. Nuk mund ta bëj… E doja familjen e tij. E dua familjen e tij. Ende”, duke na lënë të kuptojmë që ndarja ka qenë e dhimbshme dhe e vështirë.

Po ashtu këtë e ka konfirmuar edhe Buble, duke thënë se pas ndarjes nga Emily kishte nevojë për terapi.

“Unë isha duke kaluar nëpër një ndarje të vështirë dhe po e pyesja veten pse. E kam një tendencë për t’i sabotuar lidhjet; E kam tendencën për t’i sabotuar të gjitha. Frika nga suksesi, frika nga dështimi, frika e të qenurit i frikësuar”, ka deklaruar ai.