14:57, 15 Mars 2019

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, ka reaguar lidhur me presionin që po iu bëhet këtyre dhe sindikatave që janë nën ombrellën e BSPK-së për kompensimin e orëve të humbura nga greva.

Sipas tyre Ligji për Grevat nuk parasheh  kompensimin e orëve të humbura.

“Grevat janë organizuar nga organizimi sindikal, nga punëtorët që kanë kërkuar realizmin e të drejtave të tyre, nepër grevave ose protestave duke respektuar dispozitat ligjore”, thuhet në komunikatën e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura, përcjellë Klan Kosova.

Ata lusin institucionet dhe deputetët të mos i përkahin vendimet e njëanshme dhe tendencioze duke i bërë presion sindikalistëve. Po ashtu edhe të mos bien pre të disa udhëheqësve të institucioneve që janë të pamatur.

BSPK paralajmëron edhe organizimin e protestave për të mbrojtur siç thonë ata mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve.

Konkurs Pune

Lexo më shumë