Brusha e dhëmbëve nuk shërben vetëm për dhëmbë NULL NULL 11/11/2015 11/11/2015 Janë disa gjëra që i neglizhojmë rreth brushës së dhëmbëve. Larja e duhur e dhëmbëve duhet të jetë tre herë në ditë mirëpo edhe me dy herë mjaftohemi. Kontrollet e dhëmbëve duhet të bëhen çdo gjashtë muaj apo një herë në vit. Studimet klinike tregojnë se pastrimi i dhëmbëve me brushë nuk sjell përfitime vetëm tek buzëqeshja por edhe tek shëndeti juaj në përgjithësi. Ja disa nga përfitimet e larjes së rregullt të dhëmbëve me brushë: Ulë rrezikun e disa sëmundjeve Sipas disa studimeve, larja e dhëmbëve me brushë ka lidhje me këto sëmundje: sëmundjet e zemrës, diabeti, Sëmundja pulmonare obstruktive kronike dhe pneumonia. Larja e dhëmbëve shkakton ulje të rrezikut nga këto sëmundje. Parandalon lindjen e parakohshme U ndihmon femrave të mos kenë lindje të parakohshme si dhe foshnje me peshë të vogël. Studimet mjekësore treguan se femrat me gingitivis kanë më shumë rrezik në lindjen e parakohshme të fëmijëve/ Ndihmon në dietë Larja me brushë ka ndikim mental në trurin duke i thënë se ngrënia mbaroi. Kjo ju ndihmon të luftoni nevojën që të hani përsëri para se të shkoni për gjumë. Parandalon Sindromin e Mosfunksionimit të Njohjes Larja e dhëmbëve me brushë ndihmon në parandalimin e kësa sëmundjeje që është e lidhur me sëmundjen e Alz`hajmerit. Mënjanimi i larjes së dhëmbëve nuk është në rregull Shpjegimi i zakonshëm nga ekspertët mjekësorë është se bakteria që shkakton gingivit është baktere orale që kombinohet me pllakën bakteriale, andaj nëse nuk i pastroni ato futen në enët e gjakut dhe mund të shkaktojnë që ato të ngushtohen, gjë që e pamundëson ereksionin normal. Një studim tjetër tregoi se larja e dhëmbëve do e rritë kualitetin e spermës, pasiqë meshkujt me gingivit kanë spermë më të dobët. Andaj mos harroni t`i lani dhëmbët me brushë çdo ditë!/femra.net/
Kosova Kurti e pret me lule Dua Lipën: Është koha t’i themi faleminderit për promovimin që i bëri Kosovës 27 minuta më parë
Kosova Sot gjashtë vjet Majlinda Kelmendi ia solli Kosovës medaljen e artë olimpike 30 minuta më parë
Kosova “Karvani i Diasporës”, zëvendësministri i MPJD-së bisedon me bashkatdhetarë prizrenas 34 minuta më parë