Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Brukseli zyrtarizon njohjen reciproke Kosovë-Serbi (VIDEO)

NULL NULL
nga Besnik Tahiri 06.07.2022 21:24

Deputetët e Parlamentit Evropian i thanë ‘po’ raportit për vendin e vogël të Ballkanit Perëndimor.

Ky dokument, sikur ai për Serbinë, janë unikë për historinë politike të PE-së, pasi për herë të parë ky organ i BE-së vulosi formulën që thotë se marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi duhet të bazohet në njohje reciproke.

“Raporti e sqaron nevojën e normalizimit të marrëdhënieve bazuar në njohje të ndërsjellë. Ky është prioritet dhe parakusht për hyrjen në Bashkim Evropian për të dyja vendet”, ka thënë Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Viola von Cramon tha se në dialogun ndërmjet qeverive në Prishtinë dhe Beograd nuk pati angazhim serioz dhe se kjo bëri që ujditë e arritura të vihen në pikëpyetje.

Homologu i saj për Serbinë, raportuesi sllovak Vladimir Bilçik, tha që personalisht nuk ishte i kënaqur me futjen e kërkesës për njohje në raporte. Por, megjithatë tha se ka një realitet të ri politik në Kosovë.

Kësaj të fundit, sipas Von Cramon, iu kërkua të zbatojë pa shtyrje vendimet e Kushtetueses nisur nga ai për Manastirin e Deçanit, e po ashtu të shtojë angazhimet për integrim të serbëve në mënyrë, që siç tha, të kontribuohet në rritjen e stabilitetit në vend.

“Ne nuk kemi parë e as vërejtur asnjë rrezik serioz për sigurinë dhe integritetin territorial të Kosovës, qoftë kjo në veri apo ndonjë pjesë tjetër të Kosovës”.

Von Cramon tha se Kosova ka mbështetje të plotë për të hyrë në Këshill të Evropës, por jo edhe që të aplikojë për të marrë statusin e vendit kandidat për në BE, pasi ende nuk është larguar qasja bllokuese e pesë shteteve mosnjohëse.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.