Britney Spears flet pasi e çaktivizoi llogarinë në Instagram NULL NULL 15.09.2021 12:00 15.09.2021 12:00 Britney Spears ka treguar pse është larguar nga rrjeti social Instagram. Këngëtarja përdori llogarinë në Twitter për t’i siguruar fansat e saj se ajo është mirë. “Mos u shqetësoni njerëz, thjesht një pushim i vogël nga rrjetet sociale për të festuar fejesën time, do të kthehem së shpejti”, shkroi ajo. Postimi në Tëitter vjen mes raportimeve se Britney e mori vetë vendimin në mes të betejës së saj të kujdestarisë, duke dashur të dërgojë një mesazh “të fuqishëm”. Vetëm pak ditë më parë, Britney zbuloi lajmin emocionues se ajo dhe i dashuri Sam Asghari u fejuan. Ekziston edhe një kuptim i veçantë pas unazës. Llogaria e të fejuarit të saj në Instagram është ende aktive, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.