Britney i rikthehet aktrimit NULL NULL 12.08.2015 12:30 12.08.2015 12:30 Britney Spears do t’i rikthehet aktrimit, transmeton Klan Kosova. Këtë ajo e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Twitter. Këngëtarja do të merr pjesë në serialin “Jane The Virgin”, për të cilin është shprehur se është i preferuari i saj. Producentja e këtij projekti, Jennie Snyder Urman, është shprehur e kënaqur që këngëtarja ka pranuar të paraqitet në episodin e 205-të me radhë të këtij seriali. Ky do të jetë roli i parë i aktrimit për Spears, që kur është parë në vitin 2010 në “Glee cameo”, dhe dy paraqitjet e saj në “How I Met Your Mother” në vitin 2008. Britney Spears ka aktruar gjithashtu në filmin e saj “Crossroads” në vitin 2002, dhe gjithashtu është paraqitur si mysafire në serialin komik “Will & Grace” në vitin 2006. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.